Një skandal i madh po trondit futbollin serb mbas akuzave që ka bërë ish-trajneri i përfaqësueses së Serbisë Slavoljub Muslin. Një befasi të madhe shkaktoi vendimi i Federatës së Futbollit të Serbisë (FFS) që shkarkoi Muslinin, si trajner të përfaqësueses serbe, ndërkohë që ekipi me atë në krye u kualifikua për në Kupën e Botës
Muslini “shpërblehet” me shkarkim si trajner i Serbisë!?
Përfaqësuesja e Serbisë zuri vendin e parë në grupin e saj kualifikues të Kupës së Botës Rusia 2018, por, megjithatë, një arritje e tillë dhe kthimi pas kaq kohësh të kombëtares serbe në Botëror i solli trajnerit të saj kryesor, Sllavoljub Muslin, si “shpërblim”, shkarkimin e tij! Media serbe, duke iu referuar burimeve brenda federatës