Marc Marquez jep shpresa: S’e përjashtoj të jem në pistë në Katar

Marc Marquez nuk mori pjesë në testet dimërore të MotoGP në Losail, por spanjolli bëri surprizën me deklaratën e tij se mund të jetë I pranishëm në Katar në garën e hapjes së Botërorit të MotoGP e programuar për t’u zhvilluar në 28 mars.

‘Nuk e përjashtoj mundësinë që të jem në garën e parë, por nuk mund të bëj asgjë fakt të kryer-tha Marquez-kjo sepse në një periudhë riaftësimi ka gjithnjë ulje e ngritje’.

Më pas Marques foli edhe për cështjen e vaksinave.

‘E gjithë familja e MotoGP pati mundësinë që të vaksinoher dhe mendoj se ishte një punë e shkëlqyer-shtoi Marquez-logjikisht ajo e imja ishte një zgjedhje individuale dhe për këtë arsye udhëtova. Në këtë mënyrë, kur do të jetë momenti I vaksinimit këtu në Spanjë, vaksina ime do të shkojë për persona të tjerë’.

Sfidanti.al