Manchester United, kërkon të sigurojë të ardhura, 4 lojtarë dalin në merkato

Manchester United po mendon të përforcojë skuadrën në prag të sezonit të ardhshëm. Tashmë cështja e titullit kampion është kompromentuar ndjeshëm për Djajtë e Kuq, por jo ajo e kualifikimit për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm .  Për këtë arsye në klubin anglez po mendohet të bëhen spastrime në skuadër. Gjëja e parë qe mendoi të bëjë Ole Gunnar Solskjaer pasi iu garantua qëndrimi i tij në stol ishte identifikimi i futbollistëve që do të lënë Old Trafford në mënyrë përfundimtare

Janë 4 futbollistë që janë piketuar për të dalë në merkaton e transferimeve,; Juan Mata, Phil Jones, Jesse Lingard dhe Diogo Dalot. Asnjë prej tyre nuk do të ketë ndonjë impakt të madh në aspektin ekonomik për Manchester United, por klubi anglez pret që prej tyre të sigurohet 65 milionë Euro, shifër e cila do t’Iishtohet fondit të përcaktuar nga klubi për merkaton prej 80 milionë Eurosh.

Lingard dhe Dalot që janë dhënë me huazim te West Ham dhe Milan mund të sigurojnë nga 20 milionë Euro secili nga shitja përfundimtare e tyre. Jones do të largohet për 10 milionë  Euro, e njëjta shifër që parashikohet nga shitrtja e Juan Matës.

Sfidanti.al