Përurimi i ‘Bernabeut’; ndoshta me duelin Nadal-Federer

Në 2012 Rafael Nadal bëri të ditur zhvillimin e  një ndeshjeje ekzibicioni kundër Novak Djokovic në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ me objektivin për të thyer rekordin e spektatorëve në një ndeshje tenisi, por që nuk u zhvillua për shkak të dëmtimit në gju të spanjollit. Por fati duket se i jep një shans tjetër Nadalit për zhvillimin e një eventi të tillë në impiantin madrilen.  Pikërisht me rastin e përurimit të stadiumit të rikonstruktuar Nadal mund të përballet me Roger Federer në një duel mes tenistëve që në total kanë fituar 40 tituj Grand Slam.

Vlen të kujtohet se Nadal dhe Federer në 7 shkurt 2020 zhvilluan një ndeshje tenisi në një fushë futbollit në Cabo, një sfidë që në atë moment vendosi rekord me 50 mijë spektatorë të pranisnhëm. Miqësia që e lidh me Florentino Perez ia lehtëson gjërat Nadal që e sheh me sy të mirë mundësinë që të hyjë në fushën e stadiumit të skuadrës së tij të zemrës në futboll.

Vete Perez e ka shprehur publikisht disa herë dëshirën e tij për të parë këto 2 legjenda të tenisit të përballen mes tyre në kryeqytetin spanjoll. Nëse Federer nuk do të ketë mundësi që të marrë pjesë në këtë eveniment, alternativa do të jetë numri 1 i botës, Novak Djokovic. Serbi është i apasionuar pas futbollit dhe aktualisht banon në Spanjë, pikërisht në Marbella.

Sfidanti.al