Ish-kapiteni i Milanit Paolo Maldini ka nisur që ta provoi veten në fushën e tenisit, duke bërë, madje, edhe debutimin e tij profesionist në një turne tenisi, në konkurrimin mes dysheve, por, për fat të keq, ai dështoi pa filluar mirë turneu Aspria Tenis Kup. Mbrojtësi legjendar i Milanit dhe i përfaqësueses italiane, në dyshe me mikun dhe trajnerin e tij, Stefano Landonio të ATP Celinxherit, siguroi një “Wild Card” (ftesë të veçantë) për të marrë pjesë në turneun e lartpërmendur, por dyshja në fjalë u mund bindshëm 1-6,1-6, nga holandezi David Pel dhe polaku Tomash Bednarek.
Qëkur u “pensionua” si futbollist, Maldini formën e tij e ruante, duke luajtur futboll në salla të mbyllura dhe duke u marrë me boks e tenis. Por ndeshja e tij e parë, si tenist profesionist, u mbyll pa lavdi, kështu që duhet të pritet, nëse Maldini do të bëjë ndonjë pëprpjekje tjetër në “sportin e bardhë”. Debutimi i tij profesionist në tenis solli rreth 1000 veta në tribunat e fushës së tenisit, midis tyre edhe ish-futbollistët e njohur Klarens Sedorf dhe Xhuzepe Bergomi.
Sfidanti.al