Bravo priti në një ndeshje aq 11 m sa ka pritur në të gjithë karrierën

Bravo, i lumtë! Portieri i Mançester Sitit, Klaudio Bravo, është heroi i Kilit, pasi, gjatë serisë së gjuajtjeve të penalltive priti tri prej tyre, duke e çuar ekipin kilian në finale të Kupës së Konfederatave që po zhvillohet në Rusi dhe ku ai do të ndeshet me fituesen e ndeshjes tjetër gjysmëfinale të kësaj Kupe që do të zhvillohet, sot në mbrëmje, në orën 20:00, në Soçi, mes Gjermanisë dhe Meksikës. Klaudio Bravo, me të vërtetë, mbrëmë, ishte mjaft impresiv, pasi nuk i la futbollistët portugezë që të shënonin qoftë edhe në gol në ndeshjen gjysmëfinale, të cilën ekipi kilian e fitoi me penallti 3-0, duke dalë në finale të Kupës së mësipërme.

Por, megjithatë, statistika e Bravos sa i përket pritjes së penalltive, nuk është aspak impresive. Gjatë 10 viteve që ai ka kaluar në Primerën spanjolle, Klaudio Bravo ka pritur vetëm 3 (tri) penallti nga 23 të tilla që janë gjuajtur kundër tij! Kurse, mbrëmë, ai arriti që të presë tri penallti vetëm brenda një ndeshjeje!

Sfidanti.al