Sër Aleks Ferguson pati kritika të mëdha kur vendosi t’i hidhte në fushë që të gjithë bashkë, por ata treguan se trajneri i tyre nuk ishte gabuar. Flasim për pesë futbollistët që u bënë baza e skuadrës së Mançester Junajtidit në vitet 90-të dhe, që ditët e fundit, janë bërë sërish bashkë për të luajtur futboll. Pol Skouls, Rajan Gigs, Niki Bat dhe vëllezërit Geri e Filip Nevil udhëtuan me një aeroplan të përbashkët dhe u kënaqën në Hong Kong, ku zhvillohet një ndeshje me porta të vogla, me nga pesë lojtarë.
Pesëshja e njohur si “bebet e Fergit” morën metronë, dhe pastaj u argëtuan në një lokal në hotelin “Ric-Karlton” të Hong Kongut, në lartësinë prej rreth 500 metrash mbi nivelin e detit, në katin e 118-të të hotelit. Geri Nevil postoi foto nga bari duke e quajtur “më të lartin në botë”.
Sfidanti.al