Një nga skiatoret më të mira në botë, amerikania Linxi Uon, ditët e fundit, fitoi medaljen e bronzit në garën e zbritjes së lirë dhe suksesin e saj të ri e ndau me tenistin zviceran më të mirë të të gjithë kohërave, Rozher Federer, që ndoqi në Sent Moric (Zvicër) garat e skive të Kupës së Botës Në një intervistë që i dha një televizioni zviceran, Federeri tha se e ndjen veten në një gjendje të pazakontë midis dëbores, pas ditëve të nxehta me temperatura të larta gjatë pjesëmarrjes së tij në turneun “Australia Open”. “Këtu, unë kam pak ftohtë. Më duket e çuditshme që unë ndodhem këtu, midis të ftohtit”, tha Federeri, duke qeshur.
Skiatorja amerikane, Uon, që ndoqi finalen e turneut “Australia Open” mes Federerit dhe Nadalit, tani, në Sent Moric, ndodhet në shoqërinë e Rozherit dhe të familjes së tij. “Ne i duam sportet që ushtrojmë. Roxheri e do tenisin dhe punon me intensitet. Por, në dallim nga shumë sportistë të tjerë, ai është një kampion modest. Unë dëshiroj që të bëhem si ai, Federeri është frymëzimi im. Kishte shumë nga ata që thonin se ai është i vjetër që të fitoi ndonjë Grand Slem të ri, por ai u kthye dhe fitoi në ‘Australia Open’. Të njëjtën gjë bëra unë në Gjermani”, vuri në dukje skiatorja amerikane.
Sfidanti.al