Zidan sponsorizon Parisin: Këta mund ta fitojnë Champions-in

Zinedin Zidan, trajneri i Real Madridit mendon se Paris Seint Zhernem është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve. “Në fakt, PSG ka qenë gjithmonë një nga favoritet për të fituar trofeun më të rëndësishëm të kontinentit, ndërsa tani, kjo skuadër ka një potencial të madh”, ka deklaruar Zidan në konferencën për media.

Skuadra nga Parisi, të martën ka shkatërruar Barcelonën, të cilën e ka mposhtur me rezultatin e thellë 4:0 dhe tani edhe vetë protagonistët e skuadrës së yjeve duken të dorëzuar. Zidan ka lindur në Marsejë dhe në Lige 1 ka luajtur vetëm për Kanën dhe Bordon, por gjithsesi mbetet gjysmë-francez.

Sfidanti.al