Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka qenë pjesëmarrës në aktivitetin humanitar “Relats Solidaris” dhe me këtë rast I është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas humbjes së thellë 4-0 nga PSG. “Barcelona ka fituar shumë dhe nëse dëshirojmë ta vazhdojmë historinë, duhet ta mposhtim PSG-në“, ka thënë uruguaiani. “Të gjithë jemi fajtorë, jo vetëm Luis Enrike. Duhet të jemi së bashku, sepse edhe në edicionin e kaluar kemi pasur probleme, por fituam trofe”.
Më pas, përsa i përket mundësisë së largimit të trajnerit, goleadori është përgjigjur: “Enrike e di vendimin e tij, ndërsa ne do ta pranojmë atë. Ka qenë kënaqësi që kam punuar tre vjet me të. Përforcimet? Transferimi i një mbrojtësi të djathtë është përgjegjësi e trajnerit dhe ne do ta mirëpresim këdo që vjen”, ka thënë në fund Suarez.
Sfidanti.al