Bejl donte të luante ndaj Napolit, Zidan gati ta hedhë në fushë!

Dëshira nuk iu plotësua, pasi trajneri  nuk e lejoi të dilte në fushë kundër Napolit në Champions, por rikthimi është shumë pranë. Tre muaj pas dëmtimit, Garet Bejl po bën “nxemjen” dhe pritet të jetë në fushë, në mos këtë fundjavë, në ditët e mëpasme. Uellsiani i kërkoi Zidanit që të luante ndaj italianëve, por kjo u hodh poshtë, pasi francezi nuk deshi të nxitohej.

Bejl pritet të jetë në fushë në ndeshjet e rëndësishme jashtë fushe në ligën spanjolle, në dy javët e ardhshme, konkretisht ndaj Vijarrealit dhe Eibarit. Sot ndaj Espanjolit, me siguri lojtari i ardhur nga Anglia do të jetë në stol, ndërsa në 7 mars ai besohet se do të jetë në 100 për qind të formës për takimin e kthimit në Champions, në “San Paolo” ndaj Napolit.

Sfidanti.al