“Mbreti” i basketbollit vazhdon me “pushime”, pasi theu rekordin e Karim Abdul Xhabarit, duke qenë i dëmtuar. Lebron Xhejmsi nuk luajti dot për Lejkërsat as në sfidën ndaj Portlendit, të cilën e dominoi Damien Lilardi për vendasit. Ylli i Blejzërsave realizoi 40 pikë dhe u ndihmua nga Tajbul, Sajmons, Litëll dhe Sharp. Për Liqenasit në parket ishte Entoni Dejvisi, por nuk mundi të bënte ndryshimin edhe pse pati 19 pikë dhe 20 topa në tabela. Portlendi fitoi 127-115, ndërsa Lejkërsat vazhdojnë të jenë në vendet e fundit në Perëndim.
Sfidanti.al