Liverpuli u duk me fytyrë të re në derbin e fituar ndaj Evertonit!

Shifrat ishin 2-0 dhe stadiumi “Anfild” këtë herë u kënaq. Me gjasë, kjo nuk do të mjaftojë që Liverpuli të arrijë zonën Champions, por megjithatë ishte nga ato paraqitje që treguan shumë. Të kuqtë jo vetëm që fituan me golat e Mo Salahut dhe Kodi Gakposë, por patën disa lojtarë që u veçuan. Sulmuesi i marrë shtrenjtë nga Benfika, Daruin Nunjez, shkëlqeu dhe në Angli po flasin për “evolucion” të tij. Ylli uruguajan u përmend më shumë sesa Salahu dhe mori notën 8. Po ashtu, i riu Bajçetiç që shkëlqeu fort megjithë moshën ende të paarrirë, dhe më në fund ishte vetvetja Trent Aleksandër-Arnold.

Sfidanti.al