PSG nuk po kalon momentin më të mirë në prag të ndeshjes ndaj Bajernit në Champions dhe për këtë nuk ndihmoi as konflikti në dhomën e zhveshjes pas humbjes me Monakon. Nejmar, në konferencë shtypi para Championsit, e konfirmoi faktin se ai pati përplasje me kapitenin Markinjos dhe me drejtorin sportiv, Kampos. Po ashtu, sulmuesi brazilian tha se këto gjëra duhet të mbeten në brendësi të ekipit, dhe deklaroi se do të donte të dinte se kush ishte spiuni.
Sfidanti.al