Në kampionatin italian e ka bërë diferencën në mënyrë rekord. Është Napoli emri i madh i Serisë A, më në fund në një sezon të denjë për ata të kohës së Maradonës, kur kaloheshin Juventusi i Platinisë, Milani i holandezëve dhe Interi i gjermanëve. Ekipi i trajnerit Spaleti ka 15 pikë epërsi me vendin e dytë, diçka që ndodhi pas barazimit të Interit me Sampdorian. Në kampionatin me 3 pikë për fitoren, kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë dhe rekordin e mëparshëm e mbante Interi i Mançinit në 2006-2007, që pati 11 pikë epërsi ndaj Romës. Në Europë këtë sezon, vetëm Barcelona mund të arrijë 59 pikët e Napolit pas të njëjtave ndeshje.
Sfidanti.al