Lebroni bie duke luftuar, Jokiç udhëheq Denverin ndaj Lejkërsave!

Nëse kishte ndokush ndonjë dyshim për dobësinë e ekipit nga Kalifornia, nuk mund të gënjejë veten pas kësaj sfide. Denver Nagest fituan me diferencë të frikshme ndaj Los Anxhelos Lejkërsave, 133-96 (!!!), pavarësisht se Lebron Xhejmsi sërish bëri jo pak. Kampioni i madh shënoi 25 pikë, si dhe kapi 9 topa në tabela, edhe pse gaboi shumë në gjuajtje i mbuluar fort (2-8 për tri pikë). Ai mori notë të dobët, por kjo notë duhej më shumë për Lejkërsat, që ende janë pa Entoni Dejvisin, ndërsa Rasëll Uestbruku nuk po mundet të ketë qendrueshmëri. Rekordmeni historik i NBA-së për tripëll dabëlla shënoi 19 pikë, me 5 topa në tabela e 3 asistë! Shumë pak! Denveri u udhëhoq nga Nikola Jokiç, që po lufton me Janis Adetokumbon për çmimin e lojtarit të vitit. Basketbollisti serb realizoi tripëll dabëllin e 8-të të sezonit me 17 pikë, 12 topa në tabela e 13 asiste. Ai e humbi vetëm 3 herë topin, ndërsa Grin shënoi 26 pikë, Hajlend 27, Barton 12 e Rid 11 pikë. Denveri është në vend të 6-të në Perëndim me 22 fitore e 12 humbje, ndërsa Lejkërsat në vend të 7-të me 21 fitore e 22 humbje.

Sfidanti.al