Po ia dalin pa Entoni Dejvisin, pra shanset janë të mira për plej ofin kur ai të kthehet. Los Anxhelos Lejkërsat mund të jenë “mina lundruese” e NBA-së këtë sezon, ndërsa po gëzojnë një formë të shkëlqyer pavarësisht se renditjen nuk e kanë (ende) aspak të mirë. Fitorja 136-134 në fushën e Sakramentos ishte e pesta radhazi dhe përsëri Lebron Xhejmsi ishte ai që udhëhoqi. Veterani 38-vjeçar pati 37 pikë dhe iu afrua një tripëll dabëlli me 8 topa në tabela e 7 asistë. E vetmja pikë e tij e dobët ishte tek gjuajtjet për 3 pikë. Në këtë mënyrë, Lebroni vazhdon t’i afrohet rekordit të Karim Abdul Xhabarit, duke pasur vetëm 422 pikë më pak sesa niveli i legjendës së dikurshme që është 38 387 pikë.
Sfidanti.al