Arabia Saudite ndryshon për Ronaldon, interesi e hedh … ligjin përpjetë!

Shteti i rëndësishëm i Lindjes së Mesme, njëri nga vendet kryesore simbol për myslimanizmin, dhe ku ndodhen ato vende që cilësohen të shenjta në fenë islame si qytetet e Mekës e Medinës, ka bërë një ndryshim të rëndësishëm. Me mbërritjen e Kristiano Ronaldos tek Al Nasri, në Arabinë Saudite erdhi edhe partnerja e tij, Georgina Rodrigez. Gjithsesi, problemi ligjor ishte i madh sepse në vendin saudit nuk lejohet bashkëjetesa, e çifti duhet të jetë i martuar. Megjithatë, investimi për Ronaldon vlen shumë më tepër sesa 200 milionë eurot rrogë në vit, pasi ai është një projekt shtetëror nëpërmjet të cilit rritet imazhi i shtetit në botë dhe ndihmohet projekti për Kupën e Botës të vitit 2030. Si gjithmonë, kur prodhon një “katruve” nuk është problem të gjesh edhe “vegjën” për ta kapur atë. Arabia Saudite mësohet se ka bërë një ndryshim ligjor, për një person të vetëm (madje për dy), që lejon që Kristiano e Georgina të jenë në bashkëjetesë në Riad. Një lloj “ekstraterritorialiteti”.

Sfidanti.al