Klubi bavarez ka treguar se ka ditur të bëjë marrëveshje të mëdha, dhe kjo mund të ndodhë verën e ardhshme. Bajerni ka shpresë se mund të bëjë “sulmin” e duhur për kapitenin e Anglisë, Harri Kejn, duke rikthyer kohët kur Bundesliga merrte një anglez të famshëm si dikur Kevin Kiganin (Hamburgu). Pasi i shkëputi Sadio Manenë Liverpulit verën e kaluar, Bajerni synon t’i marrë Totenhemit yllin kryesor. Shanset janë, gjithnjë nëse Kejn bindet, pasi kontrata nuk do të jetë shumë më e gjatë, dhe vlera e kartonit jo më shumë se 100 milionë euro. Në Mynih mund t’i shpenzojnë këto para për një lojtar të tillë. Për momentin, Bajerni ka dalë nga konkurrimi për sulmues si Turam i Gladbahut apo Muani i Frankfurtit.
Sfidanti.al