Kush jeni ju, Federeri? Po akreditimin ku e keni?

Mund të kesh fituar 20 tituj Grand Slamesh dhe gjashtë trofe të turneut të rëndësishëm Australia Open, por rregullat je i detyruar t’i respektosh. Këtë e mësoi edhe Rozher Federeri, të cilin rojat e sigurisë së turneut të lartpërmendur në Melburn e ndaluan dhe nuk e lanë të kalonte pa treguar akreditimin përkatës.
Tenisti zviceran, nga ana e tij, priti në mënyrë të disiplinuar, derisa njerëzit e stafit të tij u treguan rojave të sigurisë akreditimin përkatës për në zonën, ku do të shkonte që të luante Federeri.
Sfidanti.al