Kur vuajnë legjendat sportive; Gjykata e Londrës shpall falimentimin për Boris Becker

Ndodh që edhe legjendat sportive të futen në telashe të mëdha. Një gjë e tillë ka ndodhur me yllin e tenisit botëror, Boris Becker të cilin Gjykata e Lartë e Londrës e shpalli të falimentuar. Dhe e gjitha kjo për një borxh prej 6 milionë Eurosh që Becker kishte  kundrejt një banke  private pas një kontrate të nënshkruar me të në vitin 2015.  Në seancën gjyqësore që u  mbajt të mërkurën, avokatët mbrojtës të Becker kërkuan që t’i jepeshin 28 ditë kohë në mënyrë që 3 herë fituesi i Wimbledon të shiste pronat që zotëron në Spanjë për 6 milionë euro. Një kërkesë kjo që u hodh poshtë nga gjykatësja Christine Derret sipas së cilës nuk ka prova të besueshme se Becker është në gjendje që të shlyejë borxhin për një periudhë kaq të shkurtër kohe.

sfidanti.al