Marco Verratti, pushime në Ibiza duke menduar për të ardhmen

E ardhmja e Marco Verrattit është një ndër temat më të nxehta të kësaj vere. Mesfushori italian është i vendosur që të largohet nga Paris Saint Germain pas një sezoni zhgënjyes ku Paris Saint Germain nuk mundi të fitojë titullin në Ligue 1. Verratti ia ka bërë të ditur qëllimin e tij presidentit të klubit parizien Nasser al-Khelaifi dhe Drejtorit Sportiv Antero Henrique të cilët nuk po ia lehtësojnë aspak gjërat futbollistit. Dhe ndërsa pret zgjidhjen e kësaj çështjeje, Verratti shijon pushimet. Futbollisti ndodhet në Ibiza së bashku me një grup miqsh duke u relaksuar në maksimum. Këtë të mërkurë ai u pa në një jaht luksoz së bashku me Salvatore Sirigun, Javier Pastoren  dhe vëllain e tij pasi për të janë ditët e fundit të pushimeve. Vlen të theksohet se faza përgatitore për Paris Saint Germain nis në 4 korrik dhe Verratti po mendon të mos paraqitet për të shtuar akoma më shumë presion mbi skuadrën që ta lëjë të largohet në drejtim të Barcelonës.

sfidanti.al