Kohë rekordesh botërore në atletikën olimpike, thyhet edhe në 400 m/p

Punët e mira bëhen shpejt, është një shprehje dhe amerikania Sidni Meklaflin (McLaughling) e realizoi në moshën 21-vjecare. Atletja e shquar dhe mjaft e re vendosi rekordin e ri botëror në 400 metra me pengesa, pasi fitoi titullin olimpik në Tokio. Edhe pse është folur shumë për mrekullinë e tartanit në stadiumin olimpik, sërish i gjithë viti 2021 ka qenë vit rekordesh. Meklaflin fillimisht vendosi rekordin botëror në qershor me 51”90, ndërsa tani dha kohën 51”46. Edhe medalistja e argjendtë, amerikania tjetër Dalila Muhamad, e kaloi rekordin e qershorit me 51”58.

Sfidanti.al