Kur erdhi dy vjet më parë, e pritën 25 000 tifozë në aeroportin e Stambollit. Radamel Faklao ka qenë gjithnjë një yll i madh i futbollit dhe Gallatasaraji bëri një përforcim të madh në 2019, vecse sot nuk ka fuqi për ta mbajtur. Presidenti Burak Elmas deklaroi se i ka kërkuar kolumbianit, por edhe lojtarit tjetër Feghuli, që të gjejnë ekip tjetër sepse Gallata nuk ia paguan dot rrogën. Jemi në kohë koronavirusi dhe klubi turk ka humbur miliona nga mungesa e tifozëve. Miliona të tjerë u humbën pas eleminimit në raundet eleminatore të Championsit pas humbjes së dyfishtë me PSG Ajndhovenin, 2-7.
Sfidanti.al