Koha sikur është ndalur për Hamiltonin: Ndihem shumë më mirë se vjet!

Edicioni i kaluar përfundoi shkëlqyeshëm, pra me titullin kampion, por duket se ky vit sportiv duhet të jetë edhe më i mirë. Për Ljuis Hamiltonin bëhet fjalë për vitin kur ai mund të barazojë rekordin e titujve të Mikael Shumaherit, me 7 të tillë në karrierë. “Ka qenë një dimër i pabesueshëm, – u shpreh anglezi në një video të regjistruar dhe të bërë publike për tifozët, – kalova kohë të madhe me familjen dhe miqtë, mund të them një nga periudhat më të mira me babanë. Së dyti, stërvitja ka qenë ndryshe këtë vit, dhe unë ndihem fizikisht dhe mendërisht, në një nivel tjetër në krahasim me vitin e kaluar”.

Hamiltoni u shpreh se e kupton që tifozët duan titullin e 7-të, por ai nuk ka ndërmend të nxitohet dhe do t’i marrë garat njërën pas tjetrës. Në 2019, anglezi 34-vjeçar fitoi titullin e 6-të botëror në Formula 1, një më shumë se legjenda argjentinase, Huan Manuel Fangio, dhe një më pak se legjenda gjermane, Shumaher.

Sfidanti.al