Ylli i Golden Stejtit, Kevin Durant, është gati që të nënshkruajë një kontratë të re me klubin kampion aktual të NBA-së amerikane, ndërkohë që ai ka shumë mundësi që ta fitojë përsëri këtë titull. Verën e kaluar, Duranti nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Golden Stejtin me një vlerë të përgjithshme prej 51 milionë dollarësh, por me opsionin se ajo mund të ndërpritej mbas një viti.
Agjencia mediatike ESPN thotë se ajo zotëron lajme të sigurtë se Duranti do ta vendosë firmën e tij në kontratën e re që do të jetë edhe më e mirë sesa ajo e para. Në bazë të kontratës së re, Duranti, sipas agjencisë në fjalë, do të marrë 158 milionë dollarë gjatë katër viteve.
“Unë kam në plan që të vazhdoj që të qëndroj këtu, ku jam, kurse gjërat e tjera teknike do të zgjidhen lehtë”, tha vetë Kevin Duranti, kur u pyet lidhur me planet e tij të ardhshëm. Ai është një nga dy lojtarët më të rëndësishëm të Golden Stejtit…
Sfidanti.al