Aktori i njohur serb, Sergej Trifunoviç, është i fundit që kritikoi strukturën e ushqimit, më saktë atë vegjetariane, të ish-tenistit nr.1 të botës Novak Gjokoviç qëështë shumë larg formës së tij të dikurshme dhe u eliminua tani, papritur, edhe nga turneu i madh, Rolan Garos, të cilin ai, në fakt, e filloi shumë mirë, por, më pas, u skualifikua në gjysmëfinale nga një tenist, pak a shumë, anonim.
Nolja (Gjokoviçi) ka rreth një vit që nuk ka fituar asnjë titull.
Në këto kushte, një nga aktorët aktualë më të mirë serbë, tifoz i madh i tenisit, Sergej Trifunoviç, nuk duroi dot më mbas eliminimit tëNoles në turneun Rolan Garos, duke i dërguar Gjokoviçit nga statusi i tij në një nga rrjtetet sociale mesazhin e mëposhtëm:
“Mirë, deçko (djalosh), tani, ti, me të vërtetë, po na bënë neve të gjithëve me nerva. Fillo që të hash mish, lëri këto lakra e lulelakra, alget e të tjera si këto, haji ato, kur të dalësh në pension, madje, po të duash, futu edhe në klubin ‘FK Vegjetarian!’”, theksoi aktori i njohur serb.
Sfidanti.al