Futbollisti më i fuqishëm per  Ramosin:  Ke fat, unë nuk do të luaj në Champions!

Adebajo Akinfenva luan me ekipin Uikomb Uonderers në Ligën e 2-të (e katërta sipas radhës në Angli). Ai është 1.80 m i gjatë dhe peshon 103 kg, ndërsa konsiderohet si futbollisti më i fuqishëm në Angli që “merr përpara” gjithçka që i del para syve! Në profilin e tij në twitter, ai i dërgoi kapitenit të Realit të Madridit, Serhio Ramos, videomesazhin e mëposhtëm:

“Dëgjo këtu, Serhio Ramos. Në fakt, kanë kaluar shumë ditë nga finalja e Champions-it, por unë tani u ktheva nga leja. Me sa kuptova, ti, jo vetëm që ke dëmtuar njeriun tim, Salahun, por ke tronditur edhe trurin e portierit të Liverpulit, Karius. Ke fat se unë nuk do të luaj kurrë në Champions, sepse përndryshe…”

Sfidanti.al