Nadal nje tjeter ‘Undecima’; shkon 11 tituj dhe ne Roland Garros

Rafael Nadal eshte kanibali i fushave me dhè ne tenis dhe kete spanjolli e tregoi edhe ne Roland Garros qe fare mire mund te quhet territori i tij. Tenisti spanjoll fitoi kete turne Grand Slam per here te 11 ne karriere duke plotesuar ‘tripleten’ personale pasi ai ne Paris ishte turneu i trete te cilin  Rafa e fitoi per here te 11. Per me teper Roland Garros i ketij viti eshte titulli i 17 Grand Slam ne karriere.

Viktima e radhes e 32 vjeçarit nga Majorka u be Dominik Tim te cilin Nadal e mundi paster 3-0. Austriaku e pati shume te veshtire te perballoje lojen e Nadal gjate gjithe ndeshjes edhe pse numri 1 i botes ne setin e trete u duk se pati nje shqetesim ne gisht. 6-4;6-3; 6-2 ishte rezultati i seteve te fituar nga Nadal qe e mbylli turneun parizien me vetem 1 set te humbur ate kunder Shvartzman per te ngriutur me pas trofeun mes loteve dhe emocioneve te medha.

‘Nuk arrij dot te pershkruaj emocionet e mia-tha Nadal-fitorja ketu 11 here eshte me shume se nje enderr, dukej si dicka e pamundur. Zhvillova nje ndeshje fantastike, me te miren ne kete turne. I bej urimet e mia Dominik Tim luajti shume mire ne kete turne. Do te fitoje shume shpejt’.

Sfidanti.al