Këta Lejkërsat mund të fitokan edhe pa Lebron Xhejmsin

U arrit suksesi i dytë radhazi në NBA, pas dy humbjeve, dhe u realizua jashtë fushe. Los Anxhelos Lejkërsat ia dolën në Arenën e San Antonios, aty ku dikur kanë përjetuar beteja të mëdha për titull, ndonëse kohët kanë ndryshuar. Lebron Xhejms u la pushim, dhe ekipin e morën për dore dy yjet e tjerë, Entoni Dejvis dhe Rasëll Uestbruk. San Antonio ishte në avantazh, por kalifornianët arritën të reagonin për të fituar 125-121 pas kohës shtesë. Dejvis shënoi 35 pikë e kapi 17 topa në tabela, ndërsa “Ras” (Russ) realizoi 33 pikë, pati 10 topa në tabela e 8 asistë, duke iu afruar një tripëll dabëlli. Mediat amerikane shkruan se Uestbruku luajti me autoritet, ndërsa Lejkërsat kanë premtuar se do të jenë pretendentë për titull, ndonëse do t’u duhet pak kohë që të përshtasin treshen Lebron-Dejvis-Uestbruk.

Sfidanti.al