Këta janë Lejkërsat e këtij sezoni, i mund edhe Memfisi në shtëpi!

Lebron Xhejmsi pati një ndeshje jubilare, por aspak nuk mund të thuhet kështu për ekipin e tij. “Mbreti i basketbollit” pati ndeshjen e 100-të në karrierë në të cilën ka shënuar tripëll dabëll, duke qenë një nga më të mirët në histori në këtë statistikë, por Los Anxhelos Lejkërsat u mundën në shtëpi nga Memfisi. Rezultati në “Stejpëll Sentër” ishte 108-95 për miqtë, të cilët nuk deshën t’ia dinin për yjet vendas si vetë Lebronin, Entoni Dejvisin apo Rasëll Uestbrukun. Edhe pse nuk patën lojtarin kryesor, Xha Morantin, “arinjtë grizli” ia dolën mbanë me 25 pikët e Xheksonit dhe 23 të Bejnit. Lebron Xhejmsi pati 20 pikë, 10 topa në tabela e 11 asistë duke u bërë i 5-ti lojtar në historinë e NBA-së me 100 ndeshj e me tripëll dabëll. Entoni Dejvis pati 22 pikë dhe 8 topa në tabela. Shumë dobët Uestbruku dhe Karmelo Entoni, ndërsa Lejkërsat kanë bilancin aspak të mirë, 13 fitore e 13 humbje, duke qenë në vend të 7-të në Konferencën Perëndimore.

Sfidanti.al