Çelsi-Real Madrid, është çifti më i mundshëm në Champions!

Në shortin që do të hidhet të hënën në Ligën e Kampionëve ka disa rregulla që duhen respektuar. Një skuadër nuk mund të ndeshet me ekipe të të njëjtit vend në raundin e dytë, po ashtu nuk mund të jetë përballë me një ish-rival të grupit. Kjo do të thotë se Çelsi, si emri më i madh i vazos së dytë, nuk mund të ndeshet me Liverpulin, Man. Sitin apo Man. Junajtidin, dhe po ashtu as me Juventusin. Sipas llogaritjeve të kompanive të basteve, shanset më të mëdha, kampionia e Europës i ka që të çiftohet me Realin e Madridit (32.315 për qind), pastaj me Lilën franceze (24.932) dhe shanse të barabarta për t’u ndeshur me Ajaksin ose Bajernin (21.376). Blutë e Londrës do të donin të shmangnin Bajernin, me të cilin u mundën 1-7 në grup në 2019-2020, ndërsa kanë më shumë besim kundër Realit, të cilin e eleminuan në gjysmëfinale sezonin e kaluar. Liverpuli, ndërkaq, ka më shumë shanse të luajë ndaj Vijarrealit ose Interit të Milanos.

Sfidanti.al