E nisi turneun kanadez në vendin e 71-të në botë, dhe këtë të hënë u ngjit deri në vendin e 34-ët. Gjithçka e merituar për Kamila Xhorxhin, që shkroi një faqe të ndritur në tenisin italian të femrave. Vajza 29-vjeçare, gjysmëfinaliste në Tokio 2020, fitoi turneun WTA 1000, duke u bërë e dyta italiane që ia del në të gjithë historinë. Xhorxhi mundi çeken Karolina Pliskova 2-0 me sete (6-3, 7-5), dhe një fitore të ngjashme ndaj saj arriti në çerekfinale të Lojrave Olimpike.
Sfidanti.al