Salahu dhe Liverpuli shkojnë drejt rekordeve të golave

“Faraoni egjiptian” e ka vendosur për vete, ndërsa skuadra e Jurgen Klopit është e dyta në histori në një arritje tjetër në Angli. Le ta nisim me Mohamed Salahun, sulmuesin e shkëlqyer të të kuqve që u bë i pari lojtar në historinë e Premier Ligës që shënon në ndeshjen e parë të sezonit për 5 vjet me radhë! Marshallah! Agjencia e statistikave, “Opta” e lavdëron: “I famshëm!” Ndërkaq, Roberto Firmino shënoi golin e 8 000-të të kuqve në elitën e futbollit anglez (Liga e Futbollit-Premier Ligë), ndërsa tani janë 8 001 pas atij të Salahut. Liverpuli është i vetmi ekip që ia ka dalë, pas Mançester Junajtidit që ndodhet në kuotën 8089.

Sfidanti.al