Klaus Gjasula, Darmshtati merr njeriun me “helmetë” dhe “këpucë çeliku”!

Kështu është komenti i gazetës së njohur gjermane, “Frankfurter Rundshau” për transferimin e mesfushorit të kombëtares shqiptare. Klaus Gjasula bëri një lëvizje “horizontale”, që do të thotë u largua nga Hamburgu i Bundesligës së dytë gjermane për të shkuar tek Darmshtati, gjithastu i “Cvajte Bundesligës”. “Darmshtati merr një luftëtar të vërtetë, – shkruan “Frankfurter Rundshau”, – duke fituar konkurrencën me klube të tjerë. Një nga lojtarët me më shumë përvojë dhe më shumë agresivë të futbollit gjerman. Njeriun me “helmetë” dhe me “këpucë prej çeliku”. Në 22 gusht, Gjasula do të kthehet në Hamburg tashmë si kundërshtar.

Sfidanti.al