Në futboll kjo do të thotë se cilësohesh lojtari më i mirë i skuadrës. Këtë numër e kanë mbatur legjendat më të mëdha të futbollit botëror si Maradona, Platini apo Mesi, ndërsa tek Empoli ia dhanë Nedim Bajramit. Një nder i veçantë dhe i merituar për mesfushorin shqiptar që vjet ishte me fanelën me numrin 11, por këtë sezon zbriti me një numër. Ende nuk dihet nëse pretendenti për të luajtur në kombëtaren shqiptare do të rrijë apo jo tek Empoli, por për momentin numrin 10 e mori. Në Turqi e kërkon Gallatasaraji, ndërsa në Itali ka mjaft admirues.
Sfidanti.al