Gjatë ndeshjes së dytë në Denver, dy yjet e NBA-së patën nja dy “fërkime”. Fillimisht, një faull i Nikola Jokiçit ndaj Lebron Xhejmsit, ndonëse u duk se “Mbreti” i basketbollit e teproi me rrëzimin. Pastaj, një shtyrje e Lebronit ndaj gjigandit serb që u rrëzua në parket. Që të dy u ankuan ndaj gjyqtarëve për faullat që iu ngarkuan, ndërsa Jokiç doli më i gëzuar nga fusha. Kjo sepse Denveri fitoi 108-103 në një ndeshje të vështirë, duke kryesuar 2-0 në finalen e Konferencës Perëndimore. Lejkërsat ishin më lart në tre perioda, por nuk ia dolën. Jokiç pati tripëll dabëll me 23 pikë, 17 topa në tabela e 12 asistë, ndërsa Xhamal Marrej shtoi 37 pikë, nga të cilat 23 në pjesën e katërt. Lebroni shënoi 22 pikë, por vetëm 6 në 12 minutat e fundit.
Sfidanti.al