Kështu shkruan një media bavareze, natyrisht në një lajm që nuk bazohet në ndonjë informacion nga brenda klubit, por duke nxjerrë një përfundim sipas “rregullit të treshit”. Kjo media (“Çështje të Futbollit Bavarez”) bën komentin e saj pasi presidenti i Bajernit, Herber Hainer, deklaron se është e sigurt që sezonin e ardhshëm Tomas Myleri do të jetë pjesë e ekipit, dhe se ai është një legjendë, një personifikim i klubit. Sipas medias, Haineri tha fjalë të tilla për ish-trajnerin Julian Nagelsman, vetëm një javë përpara sesa ai të shkarkohej, duke dhënë garanci se tekniku nuk do të largohej, sepse kontrata 5-vjeçare tregonte për plane afatgjata për të.
Sfidanti.al