Fiorentina është një rekord i vërtetë europian

Në Itali janë të lumtur që në secilën finale të kompeticioneve të futbollit të klubeve e kanë nga një përfaqësues. Kemi Interin në Champions, Romën në Ligën e Europës dhe Fiorentinën në Ligën e Konferencës, me vetëm Juventusin që dështoi, sepse Milani u eliminua në derbin me zikaltërit. Fiorentina është tashmë një skuadër e veçantë. Siç theksojnë mediat, “vjollcët” janë të vetmit që kanë arritur në finale e Kupës së Kampionëve (Championsi sot), të Kupës së Kupave (që nuk ekziston më), të Kupës UEFA (sot Liga e Europës) dhe në finalen e Ligës së Konferencës!

Sfidanti.al