Deri tani, në basketbollin amerikan është folur e shkruar për yllin nga Serbia dhe atë nga Sllovenia, por po ashtu edhe nga lojtarë të tjerë nga Spanja, Lituania, Kroacia, Franca apo edhe Porzingisin nga Letonia. Gjithsesi, në NBA luan edhe një yll tjetër europian dhe ky është Lauri Markanen nga Finlanda. Lojtari shtatlartë dhe shumë i talentuar, me 2.13 metra gjatësi dhe vetëm 25 vjeç si moshë, mori për dore ekipin e tij, Juta Xhaz, në fitoren 131-114 ndaj Hjustoni në Arenën “Tojota”. Një sukses jashtë fushe që u arrit falë 49 pikëve të Markanenit, që shtoi edhe 8 topa në tabela në 36 minuta lojë. Klarkson shtoi 19 pikë, 4 topa në tabela e 5 asistë, Bisli pati 19 pikë, ndërsa Majk Konli shtoi 9 pikë, 4 topa në tabelë dhe 11 asistë.
Sfidanti.al