Irvingu thotë se Toka është e rrafshët, e mbështet edhe Lebron Xhejmsi!

Një nga basketbollistët më të mirë të NBA-së amerikane, Kajri Irving, çuditi opinionin publik, duke u vënë në qendër të vemendjes së tij, gjatë ditëve të fundit, për shkak të deklaratës së tij se Toka është e rrafshët dhe se të gjitha teoritë e tjera janë të gënjeshtërta që përhapen përmes sistemit arsimor. Sigurisht që gazetarët nuk e lanë rastin që t’u ikte nga dora dhe nisën që ta ngacmonin e Irvingun, lidhur me këtë temë, gjatë uikendit “All Star” në Nju Orlins.

“Në sistemin arsimor tonin unë kam konstatuar shumë gjëra që, më vonë, kanë dalë se kanë qenë të gënjeshtërta. Unë nuk e kam problem që të kem opinionet e mia që janë të kundërt me ata të zakonshmit. Sipas meje, Toka është e rrafshët dhe të gjitha teoritë e tjera janë të gënjeshtërta”, tha Irvingu që luan me Klivlendin. Interesante është se deklarata e tij mori mbështetjen “shkencore” të yllit më të madh të basketbollit amerikan, Lebron Xhejms. “Kajri, për mua, është si një vëlla më i vogël, ai është një superyll. Në rast se ai thotë se Toka është e rrafshët, atëherë, le të jetë kështu”, tha Lebron Xhejmsi, duke qeshur.

sfidanti.al