Kualjarela prek të gjithë Italinë..qau para kamerave!

Fabio Kualjarela ishte lojtari që dha më shumë shumë se te tjerët në fushë për pikën që fitoi Sampdoria në ndeshjen me Kaljarin (1-1), por, megjithatë, i gjithë opinioni publik sportiv italian nuk po i kishton më shumë vëmendje golit që shënoi ish-lojtari i përfaqësueses azure, por intervistës së tij shumë emocionale që ai dha pas ndeshjes. Ish-golashënuesi i Napolit dhe Juventusit zbrazi shpirtin para kamerave dhe qau, duke treguar se çfarë kishte hequr gjatë gjashtë viteve të fundit dhe, në këtë mënyrë, ai tronditi opinionin publik dhe shumicën e tifozëve në vend.

Kualjarela vuri në dukje se ishte i detyruar që të largohej nga Napoli tek Juventusi, duke ngjallur pakënaqësinë e madhe të tifozëve napolitanë, për arsyen e thjeshtë se ai ishte kërcënuar nga një oficer policie që, para disa ditësh, u dënua me pesë vite burg. Fabio, në rrëfimin e tij tronditës, zbuloi se ai ishte kërcënuar me materiale filmike të montuar dhe të falsifikuar, ku ai tregohej, duke konsumuar drogë dhe duke ndihmuar një nga bandat kriminale më të mëdha të Napolit, kështu që ai, thjesht, ishte i detyruar që të largohej nga Napoli që të mos të nënshtrohej dhe të mos shkatërronte karrierën e tij.

sfidanti.al