Ter Shtegen, Ymtiti, Matjë, Dinje, Rafinja, Andre Gomez, Rakitiç, Mesi, Nejmar, Suarez. Këta ishin 10 nga 11 lojtarët që trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, hodhi në fushë për ndeshjen e ligës spanjolle ndaj Leganjesit. Publiku në “Kamp Nou” dalloi vetëm katalanas, vetëm një lojtar me pasaportën spanjolle dhe ky ishte Sergi Roberto. Është tjetër gjë, që djali i ri shkaktoi golin e barazimit të miqve pas gabimit që bëri. Kryesor është fakti se, sipas specialistëve të statistikave, kjo ishte hera e parë në 118 vjet histori që Barcelona hedh n ë fushë një ekip me vetëm një lojtar më nënshtetësinë e vendit të saj, Spanjës.
Specialisti i statistikave quhet “MisterÇip” (MisterChip) dhe është pikërisht ky që llogarit 4250 ndeshje në 118 vjet të katalanasve, që nuk e kishin parë kurrë diçka të tillë. Kjo spjegon deri diku situatën që po kalon Barcelona, ndonëse paraqitjet e dobëta në Champions dhe në La Liga nuk kanë ardhur vetëm nga ky fakt. Mediat spanjolle theksojnë së pari që “Barcelona po humbet stilin e saj”, pasi katalanasit vazhdimisht janë bazuar tek Akademia e tyre, La Masia.
Sfidanti.al