“I përgjumuri” Nikola Jokiç zhvilloi një ndeshje të madhe!

E cilësojmë kështu sepse është tepër shumë kur humbet 8 topa që i ke në zotërim duke i dhënë mundësi kundërshtarit ta kapë në befasi skuadrën tënde. Megjithatë, jo më kot Nikola Jokiç është dy herë radhazi lojtari më i mirë i sezonit të rregullt në NBA, pra ai është më i fortë edhe se këto gabime. Udhëheqësi i Denverit shënoi 43 pikë në fitoren 141-128 ndaj Uashingtonit, dhe iu afrua një tripëll dabëlli me 14 topa në tabela e 8 asistë. Do t’ia kishte dalë me dy asistë më shumë. Jo vetëm kaq, por Jokiç pati 17 realizime gjuajtjesh nga loja nga 20 të provuara, një mesatare e shkëlqyer, madje ai humbi vetëm një gjuajtje brenda perimetrit. Uashingtoni pati mungesa të shumta si Bredli Bil, Porzingis, Haçimura apo Rajt, dhe përballë Jokiçit kjo ishte e tepërt.

Sfidanti.al