Mesi e Maradona në “Ditën e Gjyqit të Fundit”, po nëse ia del Mbape?!

Për Leon është thënë gjithmonë se do të mundet të arrijë nivelin sipëror të Diegos vetëm nëse realizon diçka, fiton Kupën e Botës me Argjentinën. Nuk mjaftokan 7 Topa të Artë, as 4 Champions e 10 La Liga, as një dyzinë me Këpucë të Arta dhe as rekordet e mëdha të golave, asisteve dhe klasit në regjinë e futbollit. Të dielën në orën 16:00 është finalja e madhe e Botërorit, Argjentinë-Francë në Katar, dhe Mesi do të ketë jo vetëm sfidën me Mbapenë dhe “gjelat”, por edhe “Gjyqin e Fundit” me Maradonën. Nëse ia del, i ngjan Diegos që ishte në nivel Perëndie në 1986 në Botërorin e Meksikës. Por, ekziston frika se më i fortë mund të dalë Mbape, të shpallet kampion, dhe të mos e lejojë Leon që të arrijë legjendën e paharruar argjentinase.

Sfidanti.al