Kaq ofron klubi “mbretëror” për të marrë sulmuesin e Palmeirasit, Endrik. Edhe pse futbollisti është vetëm 16 vjeç, presidenti Florentino Perez nuk e ka pasur problem të shpenzojë kaq shumë para. Kanë kaluar kohët kur një djalosh adoleshent mund të kushtonte nja 4-5 milionë euro, edhe kur ishte shumë i mirë. Sot është ndryshe, dhe kjo do të thotë sesa shumë fitime mund të sigurohen me futbollin. Reali ia ka parë “hajrin” yjeve të rinj brazilianë si Vinisius apo Rodrigo, nda ka besim tek Endriku. Konkurrenca ishte e fortë pasi atë e donin Barcelona, Paris SG apo Çelsi, ndërsa adoleshenti do të mbërrijë në “Bernabeu” vetëm në 2024.
Sfidanti.al