Një talent për talentin, Çelsi do Mukokon për të mbuluar humbjen e Brojës!

Natyrisht, po flasim për një klas të madh i cili ka vendosur rekorde në Bundesligë që në moshën 16-vjeçare. Jusufa Mukoko është një i paracaktuar nga fati për të shkëlqyer, ndonëse nuk dihet nëse do të përmbushë plotësisht këtë profeci. Pasi u bë i njohur me Dortmundin, sot në moshën 18-vjeçare e kërkon Çelsi. Blutë e Londrës kanë nevojë për sulmues pasi kanë vetëm Obamejangun në rol, ndërsa Armando Broja u dëmtua rëndë dhe humbi sezonin. Mukoko do të ishte një lojtar më shumë sesa thjesht zëvendës i Brojës, por sërish po flasim për një talent që mund të zerë vendin e një talenti tjetër. Edhe Liverpuli e Man. Junajtidi e duan Mukokon, ndërsa problemi kryesor është që adoleshenti të bindet se nuk po merret për lojtar stoli.

Sfidanti.al