Shtatë herë kampioni i botës vendosi të sillej si kalorës në përfundim të Formula 1 për këtë sezon, që kurorëzoi Maks Verstapenin si kampionin e ri. Në ceremoninë përmbyllëse të Çmimit të Madh të Abu Dabit, piloti i Mercedesit, si fillim përgëzoi rivalin holandez. “Një përgëzim të madh Maksit dhe skuadrës së tij, – tha anglezi, – mendoj se ne të dy zhvilluam një garë mahnitëse këtë vit. Falenderoj skuadrën time, të gjithë burrat dhe gratë e Mercedesit. Ishte sezoni më i vështirë nga të gjithë, ne dhamë maksimumin dhe nuk u dorëzuam kurrë, kjo ishte kryesore”. Verstapeni ishte shumë i emocionuar dhe mezi gjeti fjalët për të folur. “Një çmendur, – tha piloti i Red Bullit, – nuk di çfarë të them. Jam shumë i lumtur dhe kam detyrim të madh ndaj skuadrës”.
Sfidanti.al