Tek Juventusi pyesin nëse Paulo Dibala vlen 100 milionë euro në 5 vjet!

Argjentinasi është një “artist” i topit dhe një lojtar shumë i talentuar, por problemi kryesor me të është ai i dëmtimeve. i mbiquajtur “La Zhoia” (Gëzimi), Paulo Dibala nuk po arrin t’i kënaqë sa duhet tifozët e Juventusit, shpesh jo sepse nuk dëshiron, por sepse nuk mundet. i graduar kapiten dhe i cilësuar si epiqendra e projektit bardhezi pas largimit të Kristiano Ronaldos, sulmuesi me numrin 10 u dëmtua përsëri, këtë herë në ndeshjen në Venecia ku luajti vetëm për 12 minuta. Ai ka pasur dëmtime të shumta edhe më parë, duke ia ulur shumë kohën në dispozicion të trajnerit. Kjo bën që klubi të dyshojë disi për rinovimin, për të cilin ende nuk është hedhur firma në letër. Sipas informacioneve nga Italia, Dibala do të merrte 10 milionë euro neto në vit për një periudhë 5-vjeçare, që do të thotë 20 milionë duke llogaritur taksat e larta në Itali. Kjo do të thotë se Juventusi do të shpenzonte një paketë prej 100 milionë eurosh për 5 vjet.

Sfidanti.al