Presidenti Xhani Infantino ka ndërmend të nisë një kryqëzatë të re. Duket sikur është veshur me petkat e një Pape, zvicerani ndërsa lëshoi thirrjen e tij të luftës kundër agjentëve të futbollit. Xhani Infantino dëshiron të luftojë ndaj prokurorëve të lojtarëve, duke i quajtur një problem për futbollin. Vitet e fundit ka ndodhur që agjentë të tillë të paguhen mbi 10-12 milionë euro për një transferim, ndërsa pagesat prej 6 milionë eurosh janë të zakonshme. Madje, thuhet një rast thuhet se një agjent ka marrë 16 milionë paundë stërlina nga një transferim që ka qenë vetëm 20 milionë, pra klubi që ka pasur lojtarin ka përfituar vetëm 4 milionë paundë. Ndër agjentët më të njohur janë të tillë si Zhorge Mendez, Mino Raiola apo Pini Zahavi.
Sfidanti.al